Site icon Telegrafi

Gjermania dhe Franca me plan koordinativ për pengimin e tregtisë me armë ilegale në Ballkanin Perëndimor (Video)

Sot u mbajt takim, në të cilin morën pjesë delegacionet nga Gjermania dhe Franca, për përhapjen e madhe të armëve të vogla dhe të lehta në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e vazhdueshme për kontrollin e tij efektiv, që sjell rreziqe për sigurinë rajonale dhe evropiane, me qëllim parandalimin e trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit në Maqedoni.

Të dy vendet, në mënyrë që të veprojnë dhe korrdinohen më shumë për të trajtimin problemit me armët e paligjshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë nisur një iniciativë të përbashkët për të koordinuar donatorët për tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit dhe kontrollin gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta.

Jean Claude Brunet, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme franceze, thotë se problemi i shitjeve ilegale të armëve po kalon nëpër Ballkanin Perëndimor dhe po transferohet në tregun e BE-së, një problem serioz dhe i rrezikshëm. Sipas tij, një fushatë në media për legalizimin e armëve është e nevojshme për të treguar rregullat që duhen respektuar.

“Kemi marrëdhënie të forta me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata në lidhje me këtë temë”, tha Claude Brunet.

Më 11 dhjetor, Franca do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë në Paris për të shqyrtuar rezultatet e takimeve të koordinimit të donatorëve, për të prezantuar planet lokale të veprimit për zbatimin e planit rajonal dhe për të identifikuar kontributet e donatorëve për financimin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version