Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar ndeshjen e 1\8-tës së finales ndaj Sllovakisë me rezultat 3:0.
Ishte mbrojtësi Jerome Boating, i cili shënoi golin e parë, ndërsa pas tij edhe sulmuesi Mario Gomez, duke i siguruar epërsi të dyfishtë kombëtares gjermane në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte gjithashtu shumë e mirë për kombëtaren e Gjermanisë, që shënoi edhe një herë me anë të mesfushorit Julian Draxler për të siguruar fitoren.
Po ky lojtar u zgjedh si më i miri i takimit, pasi goli i tij dhe asistimi që i bëri Gomezit, ishin meritë e fitores së Gjermanisë që siguroi plasmanin në çerekfinale. /Telegrafi/