Site icon Telegrafi

Gjermanët do të testohen falas për coronavirus pas kthimit nga pushimet

Gjermania do të ofrojë teste falas të coronavirusit për personat që kthehen nga pushimet, në mënyrë që të parandalojnë një valë të re infeksionesh, njoftuan autoritetet sot, pasi që vendi regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore në dy muajt e fundit.

Pasagjerët që vijnë nga vendet e shënuara si fuqi të rrezikut të lartë do të testohen menjëherë, ndërsa ata që vijnë nga vendet e tjera do të jenë në gjendje të testohen brenda tre ditësh, raporton DW.

“Shifrat e tanishme tregojnë edhe një herë se ne jemi akoma në mes të një pandemie të COVID-19. Udhëtimet rritin rrezikun që infeksioni të kthehet në Gjermani”, tha Ministri i Shëndetësisë, Jens Span, transmeton Telegrafi.

Numri i rasteve të konfirmuara rishtazi është rritur ndjeshëm (sot 815), sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, numri më i lartë që nga mesi i muajit maj.

Gjermania ka identifikuar 130 vende si të rrezikshme, përfshirë Kosovë, Turqinë, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara. Në rast se nuk duan të testohen, ata që vijnë nga këto vende shkojnë në një karantinë të detyrueshme 14-ditore. /Telegrafi/

Exit mobile version