Telegrafi

Gjermanët të pakënaqur me euron

Sipas anketës instituti gjerman Yougov e ka kryer në periudhën 20-22 dhjetor, 44 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të kënaqur me valutën e përbashkët evropiane.

Në anketë thuhet se 49 për qind e gjermanëve e favorizojnë kthimin e markës, ndërsa 41 për qind janë kundër monedhës së vjetër. Në qershor, 2010, më shumë se 50 për qind e gjermanëve ishin deklaruar për kthimin e markës. /Telegrafi/