Telegrafi

Gjermanët të interesuar për investime në Kosovë

Kosovarët, ndërkaq, janë të interesuar të tërheqin sa më shumë investime edhe për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, si dhe fusha të tjera, si në bujqësisë. Këto janë konkluzionet që i kanë nxjerrë ministri i Tregtisë, Lutfi Zharku dhe ai i Ekonomisë, Ahmet Shala, nga vizita e tyre në Gjermani.
Edhe presidenti kosovar e ai gjerman kishin bërë thirrje për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë. Gjermania zë vendin e dytë në importet e Kosovës. Vetëm në vitin 2009, nga ky vend ishte importuar mall me vlerë prej më shumë se 237 milionë euro, që paraqet një trend në rritje prej 21 për qind në raport me vitin 2008.