Telegrafi

Gjermanët si besojnë kapitalizmit

Madje 88 për qind e gjermanëve të anketuar në këtë hulumtim janë prononcuar se do të ishte mirë që në shtet të ketë “ndonjë rregullim tjetër shoqëror”.

Sipas përvojave me recesionin dhe krizën botërore ekonomike, shumica e gjermanëve shprehen se kapitalizmi nuk siguron baraspeshë sociale në shoqëri, nuk kujdeset për ambientin njerëzor dhe nuk ka raport përgjegjës ndaj resurseve natyrore.

Përkundër kësaj, vetëm një e tretë e gjermanëve të anketuar besojnë se rritja ekonomike e shtetit reflektohet në mënyrë të volitshme edhe mbi cilësinë e jetës së individit.

Është befasuese se shumica dërrmuese e të anketuarve janë përgjigjur se shëndeti, ambienti i pastër dhe marrëdhëniet e mira shoqërore janë shumë më të rëndësishme se grumbullimi i parave dhe i pasurisë. /Agjencitë/Telegrafi/