Site icon Telegrafi

Gjermanët: Oktapodi Paul në tavë!

E kështu, ndërsa shumica e gjermanëve janë për pjekjen në tavë të oktapodit që, sipas tyre, i bëri të bien viktimë në ndeshjen me Spanjën, vetë kryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero, ka lëshuar sinjalet e ndihmës ndaj krijesës së jashtëzakonshme.

“Jam i shqetësuar për oktapodin dhe mendoj të dërgoj një skuadër për ta mbrojtur pasi ka qenë vërtet spektakolar në këtë Botëror”, ka pohuar Zapatero.

Madje ka arritur deri aty sa të fusë si ndërhyrëse ministren spanjolle të Peshkimit, Elena Espinosa, në Komisionin Evropian për të hartuar një rezolutë që ndalon gatimin e oktapodit Paul nga gjermanët.

Shqetësimet për fatin e oktapodit nga ekzekutivi spanjoll nisi që dje kur ministri i Industrisë, Miguel Sebastian, tha se shpresonte që të dilte parashikimi i tij por shtoi se nëse Paul do të ishte në rrezik, ishte gati ta transferonte në Spanjë.

Ndërkaq, sot është dita kur Paul ka sfidën për të parashikuar se kush do ta fitojë ndeshjen për vendin e tretë dhe njëkohësisht medaljen e bronzit në këtë Botëror, Gjermania apo Uruguai.

Dhe nëse ai i zhgënjen sërish gjermanët, atëherë po, që situata e tij ka për të qenë në fije të perit, vetëm një hap larg tavës apo skarës… /NOA/

Exit mobile version