Site icon Telegrafi

Gjermanët ndërtuan shtëpinë me kulm teposhtë

Projekti me vlerë 270.000 euro, një pjesë e së cilës është financuar nga një donacion i BE-së, ka për qëllim nxitjen e turizmit në krahinën më veriore të Gjermanisë, Schleswig-Holstein.

Kjo shtëpi e kompletuar familjare është hapur të dielën, ndërsa do t’i hapë dyert për turistët më 30 mars.

Ideatorët e këtij projekti besojnë se shtëpinë do ta vizitojnë 15 mijë turistë në vit. Vizita në “shtëpinë e çmendur” nuk është llogaritur me biletën e kopshtit zoologjik dhe do të paguhet ndaras.

Të rriturit për ta parë këtë shtëpi nga brenda duhet t’i paguajnë katër euro, ndërsa fëmijët tre. /Telegrafi/

Exit mobile version