Gjermania është vendi që ka shënuar fluksin më të larta të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik.
INSTAT bën të ditur se, turistët gjerman shënuan një rritje me 82.5%, ndërsa rënin më të lartë e kanë pasur shtetasit nga Mali i Zi me 63.5%.
Në tetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka pasur rritjen më të madhe 36,9 %.
Në vlerë absolute kryesojnë dukshëm edhe shtetasit nga Kosova. Në gusht hynë 670 mijë shtetas nga Kosova, me një rritje prej 40% nga gushti 2017. Ndërkohë që si 8 mujor numri i tyre arriti në 1.58 milionë me një rritje prej 17%.
Më pas renditen maqedonasit me 503 mijë hyrje për 8 mujorin, me një zgjerim prej 11% për të vijuar me grekët, me rreth 333 mijë vizitorë që shënuan një rritje 7.1%.
Ndërsa shtetasit italianë për 8 mujorin regjistruan një rritje me 18.2%, duke regjistruar 315 hyrje.
Sipas INSTAT, në konfigurimin e të dhënave me rritje të lehtë të fluksit të vizitorëve janë edhe nga Mali i Zi dhe Anglia, përkatësisht me 13% dhe 11% për periudhën e 8- mujorin 2018./Atsh/Telegrafi/