Në Saksoni në shtetin federal në lindje të Gjermanisë, autoritetet dëshirojnë të hapin objektin për akomodimin e atyre që nuk duan të futen në karantinë.
Ministri i atjeshëm i Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar që në rajonin e Dresdenit do të hapet kjo qendër, transmeton Telegrafi.
Qeveria ka shqyrtuar akomodimin e atyre që nuk duan të futen në karantinë, megjithatë të gjitha kapacitetet duhet të jenë gati për shkak të gjendjes epidemiologjike.
Objekti i shumëpërfolur në Dresden është ndërtuar në vitin 2016 si qendër pranimi për azilkërkuesit. Megjithatë, ende nuk është përdorur për një qëllim të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=4whfhbosJXQ&feature=emb_title
Aktualisht nuk dihet se kush saktësisht do të akomodohet atje, por sipas ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme, është e paqartë se sa persona do të pranohen.
Ideja e izolimit të detyrueshëm për personat që refuzojnë të futen në karantinë nuk është diçka e re. Ministrja e Shëndetësisë, Petra Koping qysh në verën e vitit të kaluar, kishte bërë me dije se një masë e tillë është e mundur të ndodhë.
Në fund, një veprim i tillë kërkon edhe vendimin e gjykatës federale.
“Në praktikë, organet kompetente të shëndetësisë propozojnë karantinimin. Pas saj pason paralajmërimi edhe pse ka mekanizma tjera – siç janë dënimet”, pati shtuar Koping. /Telegrafi/