Site icon Telegrafi

Gjermanët filluan të përdorin një lloj të ri karburanti

Pompat për këtë karburant ekzistojnë tashmë në një sërë vendesh evropiane.

Një lloj i ri nafte, HVO100, filloi të shitet në pikat gjermane të karburantit. Pompa për këtë karburant ekzistojnë tashmë në një sërë vendesh evropiane, ndër të tjera në Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Çfarë është HVO100?

HVO100 është një vaj vegjetal i hidratuar që plotëson standardin evropian të cilësisë EN 15940 për naftë parafinike. Ka një numër cetani më të lartë (c80) se nafta standarde dhe një përmbajtje më të ulët të squfurit dhe përbërjeve aromatike.

Prodhohet nga vaji vegjetal ose nga lëndët e para me bazë mbeturinash (të tilla si, për shembull, vaji i gatimit).

Cilat vetura mund ta përdorin këtë naftë?

Jo të gjitha veturat janë të përshtatshme për karburante të reja. Nëse automjeti juaj mund të përdorë karburantin e ri varet nga miratimi i prodhuesit për modelin specifik.

Ju mund të gjeni se cili naftë është i përshtatshëm për veturën tuaj, për shembull, në kapakun e rezervuarit dhe në manualin e përdorimit.

Cilat janë avantazhet e këtij karburanti dizel?

Përparësitë për konsumatorin qëndrojnë kryesisht në aftësinë për të vozitur në një mënyrë më miqësore me mjedisin.

Në përgjithësi, karburantet e reja me naftë shkaktojnë deri në 90 për qind më pak emetime të CO2, sipas ADAC.

Dhe sa kushton?

Vendimi për të kaluar në HVO100 sjell kosto më të larta: diferenca e çmimit në pompa shkon nga 15 deri në 20 cent për litër karburant.

Konsumi i këtyre karburanteve mund të jetë pak më i lartë se ai i naftës konvencionale. /Telegrafi/

Exit mobile version