Telegrafi

Gjermanët e zemëruar po protestojnë para Bundestagut, policia i shpërndan me topa uji

Policia e Berlinit është përforcuar nga njësitë policore nga e gjithë Gjermania dhe është vendosur në pjesën më të madhe të qyteti për shkak të protestave civile.

Në Bundestag, deputetët po diskutojnë rreth një projekt-ligj që do t’i mundësonte qeverisë gjermane të vendosë kufizime anti-epidemike, pa një procedurë parlamentare, thuhet në raportin e AP.

Megjithëse qeveria ka ndaluar një seri protestash të paralajmëruara para Bundestagut për arsye sigurie, mbledhjet nuk janë ndaluar në pjesë të tjera të kryeqytetit gjerman, transmeton Telegrafi.

Turma ishte mbledhur tashmë dhe filluan përplasjet me policinë, e cila gjuajti me topa të ujit në drejtim të protestuesve.

Policia tha që protestuesit injoruan paralajmërimet për të vendosur maska dhe për të ruajtur distancën fizike të përcaktuar.

Pas ndërhyrjes me topa uji, policia vrapoi midis protestuesve, ku disa prej tyre i ka arrestuar. /Telegrafi/