Telegrafi

‘Gjermanët e këqij’ dhe një “hit”: Mes Zonjave të Para, “burri” i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut (Foto)

Samiti i NATO-s është ngjarja që dominon kryeartikujt e mediave ndërkombëtare. ‘Ylli’ i këtij aktiviteti është presidenti amerikan, Donald Trump. Raportohet se ai ka deklaruar se ‘gjermanët janë shumë, shumë të këqij’.

Sipas Spiegelit, Trump i ka bërë këto komente gjatë një takimi me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Shihni miliona makina që na shesin gjermanët në SHBA. E frikshme. Ne do ta ndalojmë këtë”, ka thënë Trump.

Ndërkohë po komentohet shumë në rrjetet sociale fotoja familjare e Zonjave të Para në samitin e NATO-s. Mes tyre është edhe bashkëshorti i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Gauthier Destenay, një arkitekt belg, iu bashkua zonjave të para në kështjellën Laeken. Por, prania e tij duket se e bezdisi Emine Erdoganit, bashkëshorten e presidentit turk. /mapo/