Site icon Telegrafi

Gjermanët dizajnuan arkivole speciale për homoseksualë

Sipas dizajnerëve të arkivolit për homoseksual, Mike Koingsfield dhe Tom Brandl, arkivolet nga jashtë janë të zbukuruar me motive homoerotike, ndërsa brendësia është e punuar nga plishi.

Dizajnerët të cilët bashkëjetojnë që dhjetë vite thanë se arkivoli i zbukuruar me fotografi të djelmoshave të rinj muskulorë me poza klasike është i përkryer për homoseksualët e vdekur. Blerja e një arkivoli të tillë është mënyrë e mirë e ndarjes nga personi i dashur, thonë ata.

“Disa njerëz nuk e pëlqyen idenë tonë. Unë mendoj se ata janë shumë të bukur, mu sikur myshterinjtë tanë. Recesioni e ka bërë të veten, e sot njerëzit nuk kanë shumë para për të shpenzuar. Megjithatë, homoseksualët mund të blejnë gjëra të tilla, kështu që vendosëm të dizajnojmë diçka të veçantë për ta”, tha dizajneri Mike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version