Site icon Telegrafi

Gjergji: Shpresojmë që paqja të realizohet para se të vijë konflikti

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë ka organizuar pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë të pranishmëve duke uruar paqe para konfliktit.

“Ju uroj që vërtetë të keni paqen dhe gëzimin në zemrat tuaja, në familjet tuaja e mbi të gjitha në Kosovë. Ne shpresojmë që nuk do të vijë konflikti përpara se të realizohet paqja, sepse paqja është e domosdoshme, nuk ka alternativë. Dhe ne të gjithë duhet të jemi punëtorë të vyer, të ruajtjes së paqes në vend dhe të arritjes së pajtimit me të gjithë që jetojnë me ne”, tha Gjergj, transmeton KP.

Në këtë pritje solemne morën pjesë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe deputetë të partive të ndryshme dhe personalitete fetare e kulturore.

Exit mobile version