Duke folur për meçin e 21 majit, boksieri shqiptar i njohur me emrin “Kobra”, Arnold Gjergjaj, ka thënë se ky do të jetë dueli më i rëndësishëm në karrierën e tij dhe se nuk do ta lëshojë rastin për ta mposhtur britanikun.
“Padyshim se është ndeshja më e madhe në jetën time dhe është një mundësi që nuk do ta lëshoj.
Të luftoj në një arenë të madhe kundër një ish-kampioni të peshave të rënda do të jetë motivim për mua dhe kjo më jep mundësi që t’i tregoj aftësitë e mija të boksit”, ka thënë Gjergjaj.
“Kam respekt për ‘The Hayemaker’- ai pati pesë vjet të shkëlqyeshme, por i ka ardhur fundi, jam këtu për të fituar. Po e paralajmëroj Hayen se nuk duhet të më nënvlerësoj – jam i pamposhtur dhe e kam ndërmend të qëndroj kështu”, ka shtuar “Kobra”.
David Haye fights Arnold Gjergjaj on May 21. 10% of all ticket sales will be donated to @nickblackwell02 #boxing pic.twitter.com/8zna2lsy9q
— Forever Sports (@ForeverSports_) March 30, 2016