Telegrafi

Gjergjaj duron vetëm dy raunde ndaj Haye (Foto/Video)

David Haye ka fituar lehtësisht meçin ndaj Arnold Gjergjaj.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, triumfoi në gjysmën e rundit të dytë me nokaut dhe kështu i shkaktoi shqiptarit humbjen e tij të parë si profesionist në karrierë, pas 29 fitoresh, ku 21 prej tyre i kishte përfunduar me nokaut.

31-vjeçari nuk arriti për asnjë moment të jetë një kundërshtarë i denjë dhe kështu u dorëzua para klasit të Haye.

Ky meç u zhvillua në stadiumin ‘O2 Arena’ në Londër. /Telegrafi/