Telegrafi

Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Kulturës

Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Dedaj.

“Po, jam emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikonfirmuar partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Dedaj.

Në Qeverinë “Thaçi I”, Dedaj ka qenë zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Partia Liberale e Kosovës, të cilën e udhëheq Gjergj Dedaj, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER). /Telegrafi/