Ambasadori tashmë i dekretuar i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka fyer të gjithë ata që e kritikuan dhe ia kërkuan dorëheqjen për shkak të deklarimeve të tij ndaj Turqisë.
Dedaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan me ironi se ‘nuk po i pihet kafja kur po dëgjon çfarë burra të kombit po kërkojnë shkarkimin e tij.
“Vazhdoj ne MPJ, ne pritje te misionit te rinj, ne Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, shkruan Dedaj në një postim në Facebook.