Telegrafi

Reportazhi nga Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës që i pret të gjithë mes tre kufijve

Gjendet mbi 2,656 metra mbi nivelin e detit.

Shumë zgjedhin që të udhëtojnë të shoqëruar me guida, por ka edhe nga ata që Gjeravicën e zgjedhin si një majë për të bërë sport.

Gjeravica pret vizitorë nga e gjithë bota, por vizitorët më të shumtë janë vendasit nga Kosova, por edhe nga Lugina e Preshevës.

Ngjitja zgjat zakonisht rreth 6 orë, terreni kryesisht është i butë ç’ka ju jep mundësinë që të ngjiten deri në majë edhe fëmijëve, por edhe personave disi në moshë.

Gjeravica është pjesë e “Bjeshkëve të Nemuna” dhe gjendet në lindje të kufirit me Shqipërinë.

Tre liqenet akullnajore që gjenden në këtë majë ofrojnë një pamje mahnitëse./A2 CNN