Shumë e vrazhdë, por edhe shumë e vërtetë!
Këto janë disa gjëra të cilat femrat i bëjnë kur më nuk u pëlqeni, transmeton Telegrafi.
Nuk komunikoni si më parë
Më parë keni komunikuar normalisht, ndërkaq tani nuk inicion kurrfarë teme dhe tregon sikur bash edhe nuk çan kokën rreth kësaj.
Arsyetimet
Kur dëshironi të dilni me të, do të gjejë ndonjë justifikim në mënyrë që t’ju refuzojë. Më parë mezi ka pritur, ndërsa tani jo.
Nuk ka humor të mirë
Kur është në afërsi tuajën, në vend që të jetë në humor të mirë, ajo është nervoze dhe çdo gjë e pengon. Disa gjëra të cilat i bëni atë e bëjnë nervoze, ndërsa më parë nuk e kanë penguar. Nëse nuk është në SPM (stres paramenstrual), pyeteni veten pak.
Është e heshtur
Në të shumtën e rasteve hesht dhe vërtet mund ta vëreni që diçka nuk është në rregull. Bisedoni me të që të shihni se çfarë e mundon.
Nuk kujdeset për ju si më parë
Më herët është interesuar për ju, për ndodhitë tuaja, ndërsa tani disa gjëra as që i vëren. Fokusohet më shumë në gjërat e veta.
Nuk i ndan ndjenjat e veta me ju
Më herët do t’ju kishte thënë se si ndihet, çfarë po i ndodh, ndërsa tani ju mban larg gjithë këtyre gjërave. /Telegrafi/