Ka disa gjëra që nuk hidhen kurrë jashtë shtëpisë
Ne kemi shkruar shumë për gjërat që nuk mbahen në shtëpi, domethënë që ju duhet t’i hidhni për të sjellë mirëqenien në shtëpi.
Mirëpo, ka edhe sende që rrezatojnë energji të mirë dhe që duhet t’i mbani gjithmonë në shtëpinë tuaj, në mënyrë që të jeni me fat, transmeton Telegrafi.
Në këtë tekst lexoni cilat janë 6 gjërat kryesore që nuk duhet të hidhni kurrë jashtë shtëpisë:
1. Buka
Buka konsiderohet një ushqim i shenjtë në shumë kultura, madje edhe te ne. Simbolizon lumturinë dhe mirëqenien, kështu që është e ndaluar ta hedhësh bukën.
Është më mirë ta thani dhe t’i jepni thërrimet zogjve, sesa të hidhni copa buke.
2. Kripa
Kripa trajtohet njësoj si buka. Për më tepër, nuk është e këshillueshme t’i jepni hua askujt, sepse kështu del mirëqenia nga shtëpia.
3. Thonjtë ose flokët e prerë
Sipas magjisë së zezë, flokët dhe thonjtë janë më të përshtatshmet për të bërë magji të keqe. Pra i mbështillni me një leckë dhe i vendosni në një kovë. Ju nuk duhet t’i shpërndani ato nëpër shtëpi.
4. Fotografitë
Ju mund të shkatërroni vetëm ato fotografi që tregojnë armiqtë tuaj, me kusht që të mos jeni me ta në fotografi, përndryshe rrezikoni të tërhiqni sëmundje dhe probleme të tjera.
5. Ora
Ora është e lidhur në mënyrë energjike me pronarin dhe ju mund të dëmtoni seriozisht personin, orën e të cilit e shkatërroni. Ju mund t’i hidhni vetëm ato orë që nuk mund të riparohen.
6. Kuleta
Portofoli është një talisman financiar, madje edhe nëse është e pavlerë, mos e hidhni. Kur blini një kuletë të re, mbajeni atë në shtëpi për disa ditë, dhe pastaj gradualisht transferoni disa para në të, duke prishur ngadalë lidhjen me portofolin e vjetër.
Mbajeni portofolin tuaj të vjetër në shtëpi për aq kohë sa të mundeni.
/Telegrafi/