Telegrafi

Gjërat që nuk e kishit idenë se po ju shkaktojnë akne

Ja cilat janë shprehitë që përkeqësojnë aknet.

Celulari juaj është i mbushur me mikrobe
Lajeni atë herë pas here me solucionet e përshtatshme ose me një pambuk me pak alkool, përshkoni sipërfaqen e tij.

Mungesa e vitaminës D
Qëndroni në diell në orët e përshtatshme ose merrni suplemente.

Uji në shtëpinë tuaj ka metale që lëkura juaj nuk i toleron
Mund t’ju duhet të blini një filtër uji.

Shumë kafe në ditë shkakton inflamacion të lëkurës
Konsumoni më shumë ujë dhe çaj.

Nuk po flini sa ç’duhet
Mbajeni larg nga krevati celularin në mbrëmje.

Larja e fytyrës shpesh
Nëse e lani fytyrën shpesh, kimikatet në sapun mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Vajrat natyral në lëkurën tuaj humbasin gjithashtu dhe kjo shkakton kruarjtje e cila e acaron dhe përkeqëson aknet.

Përdorimi i një kremi pudër tepër të trashë
Zgjidhni një më përbërje më të hollë që të mos bllokojë poret.

Përdorimi i tepërt i produkteve kundër akneve që thajnë lëkurën
Zgjidhni diçka më delikate për fytyrën tuaj dhe limitojeni përdorimin e produkteve agresive. Yndyra në lëkurë nuk luftohet me produkte përtharëse.

Furçat e papastra të grimit
Furçat mund të jenë një vatër e vërtetë mikrobesh prandaj pastrojini ato rregullisht.

Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave
Shkakton mbiprodhim yndyre në lëkurë e për rrjedhojë, akne.

Mospërdorimi i tonikut
Toniku është i domosdoshëm për rebalancimin e pH-it të lëkurës pas larjes.