Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Raporti Botëror i Lumturisë për gjashtë vitet e fundit.
Me dimrat e tij të ashpër dhe rrezet e kufizuara të diellit, është e natyrshme që pjesa tjetër e globit të pyesë se çfarë i sjell vendit nordik një gëzim kaq të vazhdueshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nga arsimi falas te përfitimet sociale, ka një sërë faktorësh që mund të kontribuojnë në lumturinë e kombit – ose kënaqësinë, siç do ta thoshin më mirë vendasit.
Por përveç këtyre, atje ka gjëra që tek ne mund të duken të habitshme:
Disa prindër i lënë foshnjat e tyre jashtë për të dremitur ndërsa ata blejnë ose shijojnë një vakt në ndonjë restorant.
Shumë familje finlandeze pushojnë në vilat verore pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.
Finlandezët pinë më shumë kafe se kushdo tjetër në botë.
Në Finlandë, është normale të përdorësh një sauna publike krejtësisht i/e zhveshur.
Bartja e gruas është një sport unik që ka origjinën në Finlandë.
Finlandezët blejnë shumicën e alkoolit të tyre nga dyqanet e pijeve në pronësi të qeverisë.
Finlanda beson se burgimi duhet të ketë të bëjë me rehabilitimin. /Telegrafi/