Telegrafi

Gjërat që ndoshta ju kanë ikur nga ndeshja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”

Enner Valencia ishte shpërthyes në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror, në ndeshjen në mes të Katarit dhe Ekuadorit, duke shënuar dy gola brenda 30 minutave të parë të takimit në Grupin A.

Por, më poshtë keni të listuara gjërat që ndoshta iu kanë ikur nga përballja e parë e Botërorit.

Ndryshim fantastik i VAR-it

Duket përdorur sensor dhe kamera nga distanca, VAR është tani më i saktë se herëve tjera dhe ka shpejtësinë më të madhe për marrjen e vendimeve.

Debutimi i nikoqirit

Katari u bë përfaqësuesja e tretë që luan Kampionatin e parë Botëror, derisa ka organizuar evenimentin, derisa këtë gjë e kanë bërë Uruguai në vitin 1930 dhe Italia në 1934.

Goli i parë nga penalltia

Është hera e parë që goli i parë në Kampionatin Botëror shënohet nga penalltia, e cila u realizua nga kapiteni i Ekuadorit – Enner Valencia.

Deja Va-lencia

Është hera e dytë që Ekuadori shënon dygolësh në një ndeshje të Kampionatit Botëror:

Enner Valencia ndaj Hondurasit (2014)

Enner Valencia ndaj Katarit (2022)

Lojtari kryesor i Ekuadorit

Enner Valencia ka shënuar pesë golat e fundit në çdo paraqitje të Ekuadorit në Kupën e Botës, rekord ky që mbahet nga Eusebio i Portugalisë (1966), Paolo Rossi (Itali 1982) dhe Oleg Salenko (Rusi 1994), që kanë shënuar gjashtë gola radhazi për vendin e tyre.

Festimi i “La Tri”

Një imazh interesant i festës së Ekuadorit në golin e parë të Valencias.

A mendoni se Ekuadori do ta kalojë fazën e grupeve?


/Telegrafi/