Site icon Telegrafi

Gjërat që i ndodhin trupit kur e lini alkoolin për një muaj

Nëse jeni konsumues i rregullt i alkoolit për vite të tëra, atëherë padyshim që mund të jeni duke vuajtur nga disa komplikime shëndetësore.

Këto komplikime mund të duken sikur “kanë ardhur nga qielli”, por në të vërtetë kanë filluar të krijohen ngadalë gjatë tërë kohës që e keni dëmtuar trupin dhe mëlçinë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, lajm i mirë për ju mund të jetë që trupi me të vërtetë shënon përmirësime vetëm brenda një muaji që e lini alkoolin.

Akumulimi i dhjamit përreth mëlçisë zvogëlohet deri në 20 për qind

Akumulimi i dhjamit në mëlçi njihet si sëmundje e shpeshtë e mëlçisë dhe që shpinë deri tek dëmtimi i mëlçisë.

Kjo dukuri mund të shpijë edhe deri tek zhvillimi i cerozës, e që me të vërtetë është fatale për trupin.

Sidoqoftë, zvogëlimi i dhjamit në mëlçi i ulë mundësitë e zhvillimit të cerozës, ndërsa zvogëlimin e dhjamit mund ta zvogëloj në mënyrë drastike lënia e alkoolit.

Nivelet e glukozës në gjak bien për rreth 16 për qind

Kjo do të thotë që mundësitë për të zhvilluar tipin 2 të diabetit zvogëlohen dukshëm, pasi që zvogëlimi i niveleve të sheqerit në gjak ndihmon në zvogëlimin e ngarkesës në pankreas, organ trupor që rregullon sheqerin në gjak.

Kolesteroli i gjakut zvogëlohet për rreth 5 për qind

Sëmundjet e zemrës, ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, mund të parashikohen duke i ekzaminuar nivelet e kolesterolit të pacientëve.

Përderisa 5 për qind mund t’ju duket sasi e vogël, kjo përqindje është jashtëzakonisht e rëndësishme kur arrihet si pasojë e lënies së alkoolit.

Humbni peshë

Ata që e lënë duhanin mund të presin një rënie në peshë deri në 4 kilogramë gjatë një periudhe një mujore, pa bërë ndonjë ndryshim.

Kjo është sasi e madhe dhe ndihmon në ngritjen e nivelit të vetëbesimit, niveleve të energjisë, si dhe zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version