Telegrafi

Gjërat që ndodhin në vitin e parë të martesës!

Çdo person pyet se kur do të bëni fëmijë…

Para se të hahen pjesët e shijshme të tortës, do të mbusheni me pyetje se kur do të filloni të bëni fëmijë.

Provoni të kapni në çdo fotografi unazën e martesës

Për 12 muajt e ardhshëm që bëni fotografi, do të mundoheni të kapni edhe unazën e martesës…

E përdorni pa nevojë termin “burri im/gruaja ime”

Kjo kthehet në sëmundje dhe duhet të keni kujdes!

Përpiqeni të ‘rriteni’

Papritmas filloni të ndjeheni sikurse të rritur, organizoni festa darke për shokët tjerë të martuar, blini verë më të shtrenjtë dhe më në fund lini edhe bakshishe në restauronte!

Mendoni se është qejf t’i bëni punët bashkë

I bëni me entuziazëm punët e shtëpisë, hapjen e llogarive të përbashkëta bankare, organizimin e buxhetit etj.

I shikoni vazhdimisht fotografitë dhe videot e dasmës

Fotografitë dhe videot marrin kohë për t’u përgatitur, mirëpo kur vijnë asgjë nuk do t’ju ndal t’i shikoni ato vazhdimisht. /Telegrafi/