Viti 2018 do të shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe 50-vjetorin e Aktit të të Drejtave Civile.
Këto janë disa nga ngjarjet më të rëndësishme, të cilat sipas CNN na presin në vitin që sapo kemi hyrë.
- Lojërat Olimpike Dimërore
Lojërat dimërore olimpike 2018 mbahen në qytetin e PyeongChang, në Korenë e Jugut, për dy javë në muajin shkurt.
- Një martesë mbretërore
Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në maj. Pritet të jetë një ceremoni intime në Windsor Castle.
- Kupa e Botës në futboll
Qershor dhe korrik i përkasin Kupës së Botës në Rusi.
- Një fëmijë mbretëror
Princi William dhe dukesha Catherine janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë në muajin prill. Këtu janë disa mosmarrëveshje për emrin e foshnjës, do të quhet Henrietta apo Boris!
- Fluturimet në Antarktidë
Duke filluar nga ky vit, fluturimet e para komerciale do të dalin nga pjesa më jugore e Argjentinës dhe do të lëshohen në një bazë argjentinase në Ishullin Seymour pranë Antarktikut.
- Përvjetorë historikë
Viti 2018 do të shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ai gjithashtu do të shënojë 50-vjetorin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1968.