India është vend tepër i bukur të cilin patjetër duhet ta vizitoni nëse ju jepet rasti…
India është një ndër vendet më të vizituara në botë dhe pikërisht në këtë vend mund të shihni gjëra të cilat nuk ekzistojnë askund tjetër në planet.
Pikërisht ne po ju prezantojmë ato gjëra të cilat do t’ju joshin ta vizitoni këtë vend dhe të shijoni diç ndryshe, si edhe të njihni kulturën krejtësisht tjetër, fenë dhe njerëzit, transmeton Telegrafi.
1. Gjinia e tretë – Higjire
Në indi personat e orientimit transeksual quhen higjire dhe konsiderohen si persona të gjinisë së tretë. Ata kanë të drejta krejtësisht normale si edhe të gjithë banorët e tjerë të Indisë.
2. Surfimi mbi dema
Ky sport është i popullarizuar gjatë kohës së të korrave dhe të lëvrimit të tokës. Demat mbrehen në atë mënyrë që pas tyre meshkujt e rinj vozitin dërrasa të lashta sërfi dhe njëkohësisht lëvrojnë dhe përgatisin tokën për mbjellje të reja.
3. Shpenzuesi më i madh i arit në botë
Në indi shfrytëzohen rreth 838 tonë ar çdo vit, andaj në çdo hap do të shihni stoli ari në tempuj dhe vende turistike. Gjithashtu, të gjitha stolitë të cilat i bartin femrat janë të punuara nga ari.
4. Urat janë punuar nga rrënjët
Këto ura janë atraksion i vërtetë turistik dhe patjetër duhet t’i shihni nëse ndonjëherë do të shkoni në Indi.
5. 330 milionë zota
80% e popullatës së Indisë besojnë në hinduizëm, derisa në këtë fe ekzistojnë rreth 330 milionë zota. Madje edhe besimtarët më të mëdhenj nuk dinë cilët zota ekzistojnë.
6. Statuja më e lartë në botë
Në Indi gjendet statuja më e lartë në botë e cila është e lartë 182 metra.
7. Industria më e madhe e filmit në botë
Industria e filmit në Indi quhet Bollywood dhe pikërisht, është industria më e madhe e filmit në botë. Vetëm në vitin 2018, në Bollywood janë xhiruar 1.813 filma. /Telegrafi/