Presidenti amerikan nuk do të duhej të pranonte në Zyrën Ovale të huajtqë janë të përfshirë në skandale të mëdha dhe të organizojë fotosesion me përfaqësues të medieve nga vendet që akuzohen për ndërhyrje në procesin zgjedhor, si dhe të pranojë njerëz që kanë lidhje të ngushta me Nixonin, shkruan Washington Post.
Në këtë mënyrë e përditshmja amerikane ka komentuar takimin e presidentit amerikan Donald Trump me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov dhe ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergey Kislyak, si dhe faktin që e kishte pranuar Henry Kissinger, Sekretarin e Shtetit në administratën e Nixonit, që asokohe kishte shpërthyer afera e njohur si Watergate, transmeton Telegrafi.
“Në fakt nuk ka asgjë të keqe që Presidenti të ftojë përfaqësues të vendeve tjera në Zyrën Ovale, megjithatë udhëheqësit aktualë nuk flasin me të huajt që janë të përfshirë në skandale të mëdha në administratë”, shkruan kjo e përditshme.
“Ata gjithashtu kanë një tendencë që të shmangin pozat para objektivit të aparatit me përfaqësues të vendeve që akuzohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përveç kësaj, do të ishte mirë të mos bisedojë me njerëz që kanë lidhje të ngushta me Nixonin”, thuhet ndër tjera.
Por reagime të ashpra kanë shkaktuar fotografitë nga takimi Trump-Lavrov që janë postuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. /Telegrafi/