Nëse keni qen, ju e dini se çfarë lidhje e veçantë ekziston mes juve dyve.
Qeni juaj është gjithmonë aty për t’ju dëgjuar dhe për t’ju gëzuar pas një dite të keqe, transmeton Telegrafi.
Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme ta trajtoni shokun tuaj të ngushtë mirë.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa këshilla që duhet t’i mbani në mend.
Asnjëherë mos e lini qenin vetëm në veturë
Jo vetëm se kjo e rritë rrezikun që dikush t’jua vjedh qenin, por edhe rrezikohet nga temperaturat.
Moti shumë i nxehtë apo i ftohtë ka efekte të rrezikshme në qenin tuaj.
Mos e teproni me ushqim
Padyshim se është mirë ta ushqeni qenin, por ushqimi i tepërt mund t’i shkaktojë probleme shëndetësore.
Mos harroni për shëndetin e dhëmbëve të qenit
Higjiena është shumë e rëndësishme. Shumica e qenve zhvillojnë sëmundje dhe infeksionet ë dhëmbëve që nuk trajtohen.
Sigurohuni që veterinari t’ia kontrollojë dhëmbët çdo herë që e vizitoni.
Asnjëherë mos e goditni qenin
Asnjëherë mos e goditni qenin si formë e ndonjë dënimi.
Jo vetëm se kjo ia ulë vetëbesimin qenit, por edhe e bën më të prirë që të bëhet agresiv. /Telegrafi/