Thuhet se fytyra është pasqyrim i trupit tuaj, e gjithashtu edhe i shfaqë ndjenjat dhe emocionet të cilat përpiqesh t’i fshehësh.
Pasi që fytyra është pjesë e rëndësishme e trupit, padyshim që i nevojitet vëmendje e veçantë. Prandaj, është e rëndësishme të dini se çfarë të vendosni në këtë pjesë të çmueshme të trupit, dhe çfarë jo.
Deodoranti
Nëse mendoni se deodoranti e pamundëson grimin të shkrihet gjatë dimrit, atëherë jeni gabim. Poret e lëkurës do të mbyllen nëse aplikoni deodorant në fytyrë, dhe pas një kohe lëkura do të ndaloj të marr frymë, transmeton Telegrafi.
Shamponi
Padyshim që ka ndonjë arsye të veçantë se përse shamponi është bërë për flokë dhe jo për fytyrë, apo jo?
Shamponi e thanë lëkurën dhe e dëmton atë.
Ngjyrë të flokëve
Ngjyrat e flokëve janë të mbushura me kimikale që i dëmtojnë qelizat e lëkurës, prandaj duhet të keni kujdes të mos aplikoni ngjyrë të flokëve në fytyrë.
Majoneza
Majoneza është i mirë për flokët, por jo për fytyrën. Majoneza është acidik dhe kjo shpinë në mbylljen e poreve të lëkurës, gjë që nuk e lejon lëkurën të merr frymë.
Ngjyrë të thonjve
Nëse dëshironi ta pikturoni fytyrën, mos përdorni ngjyrë të thonjve pasi që ka molekula akrilike që e bëjnë lëkurën të thatë dhe të fortë. /Telegrafi/