Telegrafi

Gjërat më luksoze dhe më të pazakonta që mund t’i shihni vetëm në Dubai!

Dubai është qyteti më i madh dhe më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

I vendosur në bregdetin juglindor të Gjirit Persik, Dubai është një qytet global dhe qendra e biznesit e Lindjes së Mesme.

Ky qytet, përcjell Telegrafi, është gjithashtu një qendër kryesore transporti global për pasagjerë dhe mallra.

Të ardhurat nga nafta ndihmuan në përshpejtimin e zhvillimit të qytetit, i cili tashmë ishte një qendër e madhe tregtare. Dhe sot, më pak se 5% e të ardhurave të emirateve vijnë nga nafta.

Kjo pasi që Dubai, sipas Wikipedia, është shndërruar në një qendër për tregti rajonale dhe ndërkombëtare.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, ekonomia e Dubait mbështetet në të ardhurat nga tregtia, turizmi, aviacioni, pasuritë e patundshme dhe shërbimet financiare.

Dubai ka tërhequr vëmendjen e botës përmes projekteve të mëdha të ndërtimit, hoteleve të pasura dhe duke pritur turne të mëdha sportive.

Por ky qytet tanimë shumë i famshëm dallohet edhe për nga gjërat e veçanta të tij.

Duke qenë “shtëpia e shumë miliarderëve”, në Dubai shohim edhe gjërat më të pazakonta – të cilat vështirë t’i gjejmë në pjesë të tjera të botës. /Telegrafi/