Telegrafi

Gjërat e pazakonta që fëmijët i fusin në frigorifer (Foto)

Nënat kanë publikuar fotografi, që tregojnë për gjërat e pazakonta, që fëmijët e tyre i fusin në frigorifer.

Duke mos ditur të dallojnë ftohësin nga dollapi, ata fusin aty lodrat, pasi ta kenë kryer lojën, transmeton Telegrafi.

Prej makinave lodra afër jogurtit, deri tek gjirafa lodër afër xhenxhefilit, këto janë disa nga gjetjet, që kanë bërë nënat në frigorifer.

Mirëpo, janë edhe të mëdhenjtë, që bëjnë lojëra rreth frigoriferit, duke vizatuar vezët, për t’i bërë familjarët për të qeshur. /Telegrafi/