Telegrafi

Gjërat e domosdoshme që duhet t’i bëjnë meshkujt për një shëndet të mirë seksual

Penisi është një organ i jashtëzakonshëm, dhe është i vetmi organ që i ndryshon forma dhe madhësia brenda pak sekondave.

Shpeshherë flasim dhe bëjmë pyetje rreth këtij organi, por rrallëherë shpenzojmë pak kohë të kujdesemi për mirëqenien e tij, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, me pak punë, çdo mashkull mund ta përmirësoj shëndetin dhe performancën seksuale.

Mirëmbajtja e peshës  ideale

Obeziteti me të vërtetë që i ul nivelet e testosteronit në trup, ndërsa dhjami abdominal i konverton hormonet mashkullore të testosteronit në hormone femërore të estrogjenit.

Hani ushqim të mirë

Ushqimet natyrale dhe të shëndetshme parandalojnë ndërtimin e pllakave të dëmshme në enë të gjakut që e pengojnë rrjedhën e gjakut deri te penisi.

Dieta e dobët dhe shujtat me shumë kalori i bllokojnë arteriet dhe kanë ndikim jashtëzakonisht të dëmshëm në funksionin seksual.

Minimizoni stresin

Stresi e shkakton lirimin e hormoneve të adrenalinës dhe kortizolit. Adrenalina i ngushton enët e gjakut, gjë që ndikon shumë keq në ereksion.

Eliminoni duhanin

Përveç shkaktimit të kancerit, duhani i ngushton enët e gjakut, dëmton qarkullimin e gjakut, zvogëlon furnizimin me oksigjen etj. Prandaj, është shumë e rëndësishme ta lini para se të bëhet vonë…

Konsumoni alkool në sasi modeste

Alkooli, nëse konsumohet në sasi modeste mund të shmangë shqetësimin dhe mund ta ngrit qarkullimin e gjakut, gjë që e përmirëson funksionin e ereksionit, mirëpo në sasi të mëdha mund të jetë faktor i rrezikshëm për problemet me ereksion. /Telegrafi/