Site icon Telegrafi

Gjërat e çuditshme që udhëtarët provuan t’i fusin fshehtas në aeroplan (Foto)

Punonjësit në aeroporte të ndryshme të Britanisë së Madhe, kanë treguar për gjërat më të çuditshme, të cilat i janë zënë udhëtarëve duke i bartur fshehtas.

Kavanozi me sy të lopëve, valixhe përplot me duar të kukullave plastike që reklamojnë rrobat, organi gjenital i mashkullit nga një statujë e lashtë, si dhe një qelbës i gjallë, janë në mesin e gjërave që iu janë gjetur pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

Provuan të bartin minj të gjallë për të ushqyer gjarprin

Sinjali është ndezur edhe kur sikush ka dashur të transportonte peshq të gjallë për akuarium, minj për të ushqyer gjarprin, si dhe qelbës të gjallë.

Transportimi i peshqve në qese të papërshtatshme

Megjithëse nuk shkakton ndonjë shkelje të madhe ligjore, por duket absurde që dikush provoi të transportonte kavanoza të mbushur me ujë shiu që ka rënë në vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version