Dashuria të nxitë të bëni çdo gjë vetëm për ta bërë partnerin të ndjehet i/e veçantë
Ju planifikoni befasi, udhëtime spontane, bëni dhurata të shumta, vetëm për të parë një buzëqeshje në fytyrën e partnerit, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, për të dëshmuar dashurinë e vërtetë një buqetë me lule nuk mjafton, prandaj më poshtë i keni disa ide aventureske që mund t’i bëni si çift.
Bëni tatuazh për çifte
Asgjë nuk thotë më mirë se tatuazhi që jeni të angazhuar në një lidhje të përjetshme.
Bëni një tatuazh të përbashkët, ku në momentin që dy tatuazhet takohen, kompletohen, njëjtë sikurse që kompletoheni ju të dy.
Bëni një video të rrugëtimit tuaj si çift
Ftoni shokët dhe familjarët të flasin për historinë tuaj të dashurisë, dhe futni xhirime të ndryshme qysh nga fillimi i lidhjes tuaj.
Emëroni një yll sipas partnerit
Shkruajeni dashurinë edhe në qiell!
Orë e gdhendur
Ora është shoku i ngushtë i një mashkulli, pasi që gjithmonë është afër tij dhe vazhdimisht e shikon atë.
Sidoqoftë, ju mund t’i gdhendni në orë emrat e njëri-tjetrit apo koordinatat e vendit ku jeni takuar për herë të parë.
Shkruani një poemë apo këngë rreth ndjenjave tuaja
Kjo është mundësi e mirë për ta shprehur veten. Njerëzit thonë se dashuria të bën më të mirë me rimat, prandaj shikoni a është kjo e vërtetë.
Pyetni se cilat janë pesë dëshirat e tyre kryesore
Përpiquni t’i realizoni të pestat dhe bëhuni Babadimri i tyre personal. /Telegrafi/