Marrëdhënia që keni me veten, ia vlen të festohet. Ja disa ide dhuratash, që do t’ju ndihmojnë ta bëni.
Çmimet janë të kripura, por keni kaq kohë me veten. E meritoni.
Duhet ta ketë çdo grua në gardërobë. Blijeni, pasi do ta vishni gjithmonë.
Kashmiri është materiali më i butë dhe më dekadent në botë. Nëse kërkoni në internet, do ta gjeni kudo me ulje, në këtë periudhë të vitit.
Zgjidhni një palë të brendshëm që janë të bukura, por që edhe mund t’i vishni, pa i ruajtur për raste.
E vetmja mënyrë për t’u siguruar për bizhuteritë që do të merrni për Shën Valentin nuk do të kenë formë zemre, është të dilni dhe t’i blini vetë.
Këpucët janë një pasion dhe dashuri tjetër për femrat. Ato mund të jenë të larta ose të sheshta, me ngjyra të ndezura ose nude. Një kapelë dhe një rrip lëkure vintage do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. /Telegrafi/