Gjëra interesante dhe të tjera nga Koreja e Jugut që na bëjnë “të paketojmë valixhet dhe të shkojmë atje”!
Hakim Kasami
Në vitin 2019, Koreja e Jugut zuri vendin e parë në listën e vendeve më inovative në botë.
Dhe çfarë bie në sy është fakti se edhe Singapori, SHBA dhe Japonia janë pas Koresë së Jugut, shkruan Bright Side, përcjell Telegrafi.
Atje, turistët dhe njerëzit e tjerë mund të shohin vetë se mënyra e jetesës koreane është shumë e ndryshme nga ajo e çdo vendi tjetër.
Madje, disa nga detajet e kulturës së Koresë së Jugut janë aq të lezetshme sa ne do të donim t’i shohim ato të zbatuara në vende të tjera.
Kështu, Bright Side ka sjellë pamje që paraqesin jetën në Seul dhe qytete të tjera të Koresë së Jugut duke shpresuar se do t’i lejojnë lexuesit të mësojnë më shumë rreth kulturës së këtij vendi. /Telegrafi/