Telegrafi

Gjeorgjiani shënon rekord botëror duke realizuar 61 pompa me “kokë poshtë”

Atleti gjeorgjian, Sandro Parulava, ka shënuar rekord të ri botëror, duke realizuar 61 pompa me qëndrim në duar.

Parulava theu rekordin e 52 pompave të vendosura në vitin 2019 nga ukrainasi, Viktor Nabok.

“Për mua qëndrimi në duar është mishërim i atletizmit dhe kontrollit të lartë neuromuskular”, tha atleti.

Për të shënuar këtë rekord botëror, Parulava është stërvitur gjashtë ditë në javë, për tre vjet radhazi.

Ai ka njoftuar se tani po planifikon të thyejë rekorde tjera botërore. /Telegrafi/