Site icon Telegrafi

Gjeorgjia tronditet nga përplasjet për projektligjin e ‘agjentit të huaj’

Policia në Gjeorgji ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat që protestojnë kundër një projektligji që opozita e konsideron si shënjestër liritë e medias.

Protestuesit pro-BE u përleshën me policinë jashtë parlamentit, duke denoncuar atë që ata e shohin si një ligj të frymëzuar nga Rusia.

Dhjetëra persona u arrestuan dhe një lider i partisë opozitare u plagos, transmeton Telegrafi.

Deputetët gjeorgjianë kanë dhënë mbështetjen e tyre fillestare për projektligjin e “agjentit të huaj”, pavarësisht paralajmërimit të BE-së se ai mund të dëmtojë ofertën e Tbilisit për t’u bashkuar me bllokun.

https://twitter.com/visegrad24/status/1785432821793706251

Parlamenti pritet të mbajë një votim të dytë mbi projektligjin të mërkurën. Gjeorgjisë iu dha statusi i kandidatit për në BE dhjetorin e kaluar, dhe sondazhet sugjerojnë se rreth 80 për qind e popullsisë është në favor të anëtarësimit.

Protestat kundër projektligjit filluan në mes të prillit, pasi partia qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ propozoi masa që u kërkonin organizatave joqeveritare (OJQ-ve) dhe mediave të pavarura të regjistrohen si organizata “që mbajnë interesat e një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind financimin e tyre nga donatorë të huaj.

Ata gjithashtu do të monitorohen nga ministria e Drejtësisë e Gjeorgjisë dhe mund të detyrohen të ndajnë informacione të ndjeshme – ose do të përballen me gjoba të rënda deri në 25,000 lari gjeorgjiane (9,400 dollarë).

Kundërshtarët thonë se masat janë të frymëzuara nga legjislacioni autoritar që Rusia fqinje përdor për të shtypur disidencën.

Por themeluesi miliarder i partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, Bidzina Ivanishvili, pretendon se një parti perëndimore e “luftës globale” po e përdor vendin si pjesë të konfrontimit të saj me Rusinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version