Telegrafi

Gjeorgjia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Në një fjalim televiziv, kryeministri tha se, "ka pasur përpjekje për grusht shtet". Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe shufra gome për të shpërndarë protestuesit në kryeqytet.

Saakashvili e akuzoi Rusinë se qëndron prapa protestave, dhe tha se Gjeorgjia u ka kërkuar disa të punësuarve në ambasadën e Rusisë që të largohen nga vendi, për shkak se dyshohen për spiunazh.

Ministria e Jashtme e Rusisë i hodhi poshtë pohimet, duke i cilësuar si "provokim i pandërgjegjshëm", dhe tha se Rusia do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate dëbimit të diplomatëve rusë. /REL/