Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Jeruzalem.
Autoritetet dyshojnë se ky shpërthim mund të jetë një sulm terrorist i Shtetit Islamik.
Agjencia e lajmeve ‘The Jerusalem Post’ raporton se rreth 15 persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë evakuuar në Qendrën mjekësore ‘Tsedek’ në Jerusalem.
Në vendngjarje ka prani të shumtë të policisë dhe ambulancave të cilat po transportojnë me urgjencë të lënduarit. /syri.net/
https://www.youtube.com/watch?v=2oUqyvKvjVQ&ebc=ANyPxKrnaxFsiBJhPjKpax6KqjbjAPyIRDm-SEP3GyUm67vQ1He2ZxkUm2mHZAx_R7s3WoAycx5OC4YD1TWospFx4hNmKN9CfA