Jede Jefferies kishte gjetur shumë shpesh gazeta me shenja kafshimesh, në oborrin e shtëpisë së saj që ndodhet në Wainuiomata të Zelandës së Re.
Meqenëse ishte në punë, nuk e dinte se kush ia binte, pa dyshuar aspak në macen e saj shtëpiake, transmeton Telegrafi.
“Gjatë një dite vikendi, kur po pushoja në shtëpi, e pashë macen time, që shumë krenare po e binte gazetën prej shtëpisë së fqinjëve” ka thënë Jefferies.
Me të kuptuar se ishte kafsha saj shtëpiake, që po e dëmtonte fqinjin që parapaguante gazetat, i kërkoi falje të dëmtuarve.
Në anën tjetër, fqinjët kishin menduar se është problemi te kompania që shpërndanë gazetat dhe nuk po ua dërgon me kohë. /Telegrafi/
https://youtu.be/25MhxADTtbg