Telegrafi

Gjeniu i drejtorëve sportiv, Igli Tare – Bleu lojtarë në vlerë 88 milionë euro, sot kushtojnë 236 milionë euro (Foto)

Lazio po shkëlqen këtë vit dhe merita të mëdha padyshim ka drejtori sportiv i kësaj skuadre, shqiptari  Igli Tare.

Shqiptari është duke u lavdëruar si më meritori që Lazio, ka kaluar në finale të Kupës dhe në Kampionat po lufton për një vend në Serie A.

Corriere dello Sport ka bërë një shkrim ku trego për punën e bërë nga Tare.

Igli Tare një prej drejtorëve sportiv më të fortë në Itali

Ai ka blerë disa lojtarë që nuk kanë kushtuar mbi 10 milionë euro dhe vlera e të gjithëve është shumëfishuar.

Blerjet e Tares kapin shifrën e 88 milionë eurove, ndërsa sot Lazio kushton 236 milionë euro.

Më poshtë mund t’i gjeni vlerat e lojtarëve. /Telegrafi/

Ciro Immobile: U ble 9 milionë euro, kushton 30 milionë euro

Keita: U ble 400 mijë euro, kushton 25 milionë euro

Sergej Milinkovic-Savic: U ble 5,9 milionë euro, kushton 30 milionë euro

Felipe Anderson: U ble 7,5 milionë euro, kushton 25 milionë euro

Lucas Biglia: U ble 8 milionë euro, kushton 15 milionë euro

Stefan De Vrij: U ble 7 milionë euro, kushton 30 milionë euro

Wesley Hoedt: Edhi falas, kushton 10 milionë euro

Thomas Strakosha: Erdhi falas, kushton 5 milionë euro

Marco Parolo: U ble 5,5 milionë euro, kushton 10 milionë euro

Senad Lulic: U ble 3 milionë euro, kushton 7 milionë euro

Jordan Lukaku: U ble 4 milionë euro, kushton 5 milionë euro

Wallace: U ble 8 milionë euro, kushton 10 milionë euro

Bastos: U ble 5 milionë euro, kushton 6,5 milionë euro