Lazio po shkëlqen këtë vit dhe merita të mëdha padyshim ka drejtori sportiv i kësaj skuadre, shqiptari Igli Tare.
Shqiptari është duke u lavdëruar si më meritori që Lazio, ka kaluar në finale të Kupës dhe në Kampionat po lufton për një vend në Serie A.
Corriere dello Sport ka bërë një shkrim ku trego për punën e bërë nga Tare.
Ai ka blerë disa lojtarë që nuk kanë kushtuar mbi 10 milionë euro dhe vlera e të gjithëve është shumëfishuar.
Blerjet e Tares kapin shifrën e 88 milionë eurove, ndërsa sot Lazio kushton 236 milionë euro.
Më poshtë mund t’i gjeni vlerat e lojtarëve. /Telegrafi/
Ciro Immobile: U ble 9 milionë euro, kushton 30 milionë euro
Keita: U ble 400 mijë euro, kushton 25 milionë euro
Sergej Milinkovic-Savic: U ble 5,9 milionë euro, kushton 30 milionë euro
Felipe Anderson: U ble 7,5 milionë euro, kushton 25 milionë euro
Lucas Biglia: U ble 8 milionë euro, kushton 15 milionë euro
Stefan De Vrij: U ble 7 milionë euro, kushton 30 milionë euro
Wesley Hoedt: Edhi falas, kushton 10 milionë euro
Thomas Strakosha: Erdhi falas, kushton 5 milionë euro
Marco Parolo: U ble 5,5 milionë euro, kushton 10 milionë euro
Senad Lulic: U ble 3 milionë euro, kushton 7 milionë euro
Jordan Lukaku: U ble 4 milionë euro, kushton 5 milionë euro
Wallace: U ble 8 milionë euro, kushton 10 milionë euro
Bastos: U ble 5 milionë euro, kushton 6,5 milionë euro