Plazhet me rërë dhe ujërat blu në Imbituba në Brazilin Jugor, ofrojnë një parajsë në pamje – por për maestron apo gjeniun Jorginho, ato ishin rrënjët e edukimit të tij në futboll.
Ylli i Euro 2020 ka qenë një nga lojtarët kryesor për Italinë në marshimin e tyre për në finale, ku ata do të përballen të dielën me Anglinë.
Por ishte nëna e yllit të Chelseat, ajo që ka merita të mëdha për ngritjen e madhe të tij.
“Nëna ime luante futboll kështu që mësova shumë prej saj”, kishte zbuluar Jorginho në vitin 2013.
“Ajo ende luan edhe sot dhe kupton shumë. Ajo më merrte në plazh me një top dhe unë do ta kaloja gjithë pasditen duke bërë punë teknike në rërë”, tregon ylli i futbollit.
Nëna e Jorginhos, Maria Tereza Freitas dëshironte që djali i saj të ishte i përgatitur për gjithçka dhe gjithçka në lojë. Ajo donte që ai të ishte një hap përpara kundërshtarëve të tij.
“Unë jam rritur që për përballem me probleme”, kishte thënë Jorginho, i cili pa ndarjen e prindërve që në moshën gjashtë vjeç. Që nga ajo kohë, Maria (nën e ti) ishte gjithçka për të edhe trajnere.
Ajo do të kalonte pjesën më të madhe të ditës së saj duke punuar si pastruese për të siguruar ushqim në tryezë dhe për të fituar para të mjaftueshme për t’i blerë djalit të saj dhe një top dhe atlet futbolli, ndërsa e çonte të luante për ekipin lokal Bruscão.
Lidhja midis tyre ishte aq e fortë, sa që kur ai ishte larguar 180 kilometra larg saj dhe shtëpisë në moshën 13 vjeç, mbete ende shqetësim për lojtarin edhe sot.
“Nëse flas për këtë, ndiej një gungë në fyt”, tregon Jorginho, tani 29 vjeç.
Së bashku me 50 djem të tjerë, i riu u zgjodh si pjesë e një projekti të formuar nga biznesmenë italianë në Guabiruba për të krijuar një valë tjetër të brazilianëve të shkëlqyer.
Jorginho kujton banjot e ftohta akull që i bënte në atë kohë. Ai nuk mund të harrojë dhomat pa dritare, dhe ushqimin që ndryshonte rrallë. Por ia vlejti në fund të fundit.
Pas dy vitesh, ai ishte një nga disa të zgjedhurit për t’u bashkuar me Veronën, më pas në nivelin e dytë të futbollit italian.
Marrëveshja e parë e Jorginho në klub ishte aspak fitimprurëse. Ndërsa agjenti mori 27,000 funte nga transferimi, mesfushori që ishte në zhvillim kishte vetëm 18 funte në javë për të jetuar.
Me pjesën më të madhe të kësaj page, ai vazhdoi të mbante lidhje me nënën e tij, e cila arriti ta bindte atë për të vazhduar arsimin e tij si futbollist, pasi Jorginho r kërcënoi të hiqte dorë.
Në fillim, ai u përpoq të përshtatej me mjedisin e tij të ri. Ai nuk mund të jetonte në një shkollë konvikti me shokët e tjerë të skuadrës.
Riccardo Prisciantelli, ish-shefi ekzekutiv i Hellas Verona, bëri që Jorginhos të jetonte te një prifti i besuar.
“Nuk mund të bëja asgjë me atë pagë. Përdora pesë euro për kredit në telefon, bleva produkte higjienike, të cilat kushtonin 15 euro, dhe pjesën tjetër e përdorja për internet që të bisedoja me familjen time”.
“Zgjati kështu për një vit e gjysmë”, kujton gjeniu i mesfushës.
“Në vitin e dytë, unë fillova stërvitje me profesionistë dhe u takova portierin brazilian Rafael, i cili është pothuajse ishte si një vëlla për mua. Unë ia tregova historinë time dhe ai nuk e besoi”.
Pas një periudhe të suksesshme huazimi te Sambonifacese në Serie D, Jorginho u kthye në Verona dhe shkëlqeu, duke bërë debutimin e tij në ekipin e parë si 18-vjeçar në shtator 2011.
Ai ishte një figurë kryesore kur klubi u kthye në Serie A në vitin 2013 dhe fitoi një transferim te gjigandët italianë Napoli gjashtë muaj më vonë.
Gjatë kohës së tij në “San Paolo”, Jorginho mësoi për Chelsea pasi ishte shok me Nathaniel Chalobah, ish-mesfushori i Bluve i huazuar te Napoli në 2015.
Për tre vjet, Jorginho punoi me trajnerin Maurizio Sarri në Napoli dhe pastaj në Londrën Perëndimore.
“Jorginho nuk është një lojtar fizik, ai është një lojtar teknik”.
“Cilësia më e rëndësishme është se ai është shumë i shpejtë në mendje”, kishte thënë Sarri kur arriti te Chelsea.
Vetë Jorginho, ka nënën e tij për të falënderuar për këtë. Plazhet e Imbituba do të jenë gjithmonë një shkollë mësimi për ta.
Ndërsa Ëembley mund të jetë thjesht skena e tij, ku ai do ta jap provimin e madh, duke u konfirmuar si gjeniu brazilian i Italisë. /Telegrafi/