Site icon Telegrafi

Gjeniu 15 vjeç regjistrohet në Cambridge

Arran Fernandez, gjeniu i matematikës, është arsimuar në shtëpi. Atë e ka edukuar babai i tij Neil i cili është krenar që djali i tij është pranuar në kolegjin Fitzwilliam që është në kuadër të Universitetit Cambridge.

“Jam i lumtur që jam pranuar në Cambridge, por jam mësuar të arrijë rezultate të mira dhe të jem gjithmonë më i riu”, tha Arran i cili në moshën 5 vjeçare mori diplomën e shkollës së mesme.

Djaloshit gjeni i është ofruar një vend në Universitet me kushtin që të arrijë rezultat të shkëlqyeshëm në testin e fizikës, gjë që edhe ia arriti. Vitin e kaluar po ashtu realizoi rezultat të shkëlqyeshëm nga matematika, ndërsa nota të mira mori edhe në testet e gjuhës angleze dhe franceze.

Studimet ku është regjistruar Arran, të njohura si Tripos, vlerësohen si më të vështirat në botë, ndërsa këto studime i kanë ndjekur edhe Isaac Newton dhe Stephen Hawking.

Universiteti Cambridge nuk ka pranuar studentë kaq të rinj që nga viti 1773 kur William Pitt i Riu u bë studenti i tyre në moshën 14 vjeçe.
 

Exit mobile version