Tingëllon e pabesueshme, por vetëm për disa ditë faqja ka pasur një milion vizitorë!
Fondacioni Karen Clifford ka hapur faqen për të promovuar punën humanitare për të sëmurët nga kanceri i lëkurës.
Britanikëve “të etur për diell” u është premtuar pamje e bukur, falë asaj që “rrezet ultraviolete emetojnë nga ekrani". Më pas është ofruar tretman falas prej pesë minutash dhe shumë shpejt janë paraqitur diç më shumë se një milionë njerëz. Pas kalimit të kohës prej pesë minutash në ekran ata kanë mundur të shohin porosinë: "Mos u lejoni të ju gënjejnë – nënshtrimi ndaj rrezeve ultraviolete do të ju vras"!.
Më pas janë paraqitur vërejtjet për rrezikun nga kanceri i lëkurës, një sëmundje nga e cila në Britani të Madhe vdesin mesatarisht pesë njerëz në ditë.
Në fondacion janë të mahnitur me suksesin e faqes, të cilën e ka themeluar Karen Clifford që ka vdekur para katër vitesh nga kanceri i lëkurës.
Bashkëshorti i saj Richard thotë se është vështirë të besohet në naivitetin aq të madh të njerëzve dhe shton se shumë prej tyre janë ankuar kur e kanë parë se nuk janë rrezitur.