Site icon Telegrafi

Gjenitë bashkëkohorë për gjeniun antik

*Eskili ky humbës i madh i një periudhe antike, i shtruar për studim dhe analizë në veprën e I. Kadaresë, vlerësuar qenësisht nga R. Qosja, kur e pat theksuar: “Lë të fillojë “Zër i rinisë”, veprimtarin botuese me këtë trajtesë — roman, në këtë vepër të madhe me shpresë se ajo do të frymëzojë rininë tonë krijuese për fluturime të tilla morale dhe intelektuale”. I frymëzuar nga një vepër e tillë nga veprat e shumta të I. Kadaresë, pra vlerësuar nga z. Qosja (kohën kur mes këtyre dy krijuesve të mëdhenj të letrave shqipe, pse jo kandidat serioz (të dy për çmimin Nobel). Nuk besoi në ndonjë hidhërim, polemikë e as ndonjë qarje intelektuale, zakonisht të mundshme dhe të ndodhura edhe mes intelektualëve te popujve të mëdhenj. Shkrova këtë vështrim eseist, më qellim njerëzor, duke analizuar veprën e radhës të Kadaresë: “Eskili ky humbës i madh”, i frymëzuar edhe nga trajtesa të cilën i bënë R. Qosja veprës së I. Kadare. *(Sqarim: Dola më këtë shkrim krejtësisht më qëllim vullnetmirë dhe vëllazëror. Kjo analizë asgjë s`ka të bëjë me polemikat Qosja-Kadare, e as me atakimet e LDK-së dhe një pjesë e akademikëve të Akademisë të Republikës së Kosovës. Pavarësisht se edhe unë, konsiderojë se z. akademik R. Qosja, është një akademi, apo enciklopedi në vete).

Eskili ky humbës i madh

Eskili, ku humbës i madh I. Kadare, është një vepër me një subtilitet filozofik, eseistik të një periudhe tjetër koherente-historike, por me një përputhshmëri trajtesash identike me të sotmen. Për më tepër një porosi mesazhi trajtesash e ballafaqimesh mes individit dhe shtetit, mes popujve e kulturave. Ballafaqimit të shqiptarëve me tjerët dje, sot dhe në të ardhmen. Sikur për Eskilin që nuk e gjen dot ditën më të përshtatshme për studimin subtil, metaforës ma të veçantë, të filozofisë deri në skajshmërinë e saj, kur sesi vetëm meditative, por të një akti të përkryer ndërgjegjen e luftës së individit, vullnetit të tij të çeliktë ndaj ballafaqimit me ndërgjegjen e tiranisë nëpër shekuj, robërisë së popujve të vegjël, por gjithnjë me vizione dhe ideale të mëdha, për liri, ndërgjegjes së fjalës, humanizmit, moralit intelektual, frymës planetare e paqësore, në veçanti të popullit nga i cili buron. Kjo vlen dhe për gjenitë e letrave, filozofisë, artit, kulturës historisë dhe gjeografisë…

Jo rastësisht këtë ese për Eskilin ky humbës i madhe të I. Kadare, e fillova me një politesë që përkujton diçka më shumë sesa filozofia dhe mesazhet e tërë opuseve të krijuesve në letrat e gjenive, me gjithë atë erudicion bashkë me porosinë planetare për intelektualë dhe për njerëzimin, pse jo dhe kombin të cilit i takojnë. Është fat që kombi në mesin e vetë ka gjeni letrash me trajtesa, mesazhe dhe imagjinatë hulumtuese, filozofike historike, opuset krijuese koherente eseiste e të plotfuqishme.

Porosi ime në këtë vështrim eseist, nuk ka të bëjë me vlerësimin e veprave të dy këtyre, krijuesve shqiptar. Mesazhi im përmes Eskilit të Kadaresë, pasqyron një thirrje intelektuale, njerëzore dhe kombëtare. Siç autori, I. Kadare shtron këtë pyetje interesante në (Kreun e VIII, fq. 40); në Eskili ky humbës i madh: Pyetja është përsëritur nga shekulli në shekull, siç përsëriten zakonisht pyetjet kur përgjigjet nuk janë bindëse. Ç`lajtmotiv mesazhi në ketë dhe në të gjithë volumin krijues të Eskilit, në shtatë tragjeditë e tij dhe veprat e krijuesve tanë; Fishta, Naimi, Samiu, Qosja, Kadare, Agolli, Dini, Vinca, shumë nga rilindës e realist tanë.

Pa dyshim Eskili në opusin para-homerik dhe homerik si lajtmotiv kishte drejtësinë, frikën nga humbja e saj, fatalitetin kolektiv e individual moral e njerëzor, që e shtron edhe në “Orestia” dhe, që i përket drejtësisë, por vetëm njërës palë, kurse e denjë për te bëhet pala tjetër. Vetëm atëherë kur ajo është e denjë për moralin e humbur, dinjitetin dhe tragjeditë që e presin popullin dhe atdheun… Të gjenitë tanë, Kadare, Qosja, Fishta dhe Naimi si metatezë është frika që pas asaj mund të humbet gjithçka, madje atdheu, duke u nisur nga Iliria e shtrirë në 250.000 km., Arbëria etj.

Pushkini i qëlluar nga një plumb i një kretini e trazon shpirtin rus më shumë sesa çdo ta trazonte vepra e ardhshme, që ai do ta krijonte pas atij mëngjesi fatal… Athua kjo tezë nuk mjafton që të kuptojmë shpirtin e shqetësuar jo vetëm Eskilit, gjenive, Naimit, Samiut, Fishtës, Kadaresë, Qosjes, jo sall këtyre. Kur shqiptarët me shekuj pësonin tragjeditë e tyre kombëtare, faji jo i persëve, por i fqinjëve sllavë! Po tragjeditë e Eskilit, ç`duan në shpirtrat e pa plazmuar të jetës dhe veprave të kohës së Humanizmit, Romantizmit, Rilindjes, Realizmit dhe aktualitetit tonë sot!?

Athua s`na mjafton të dimë se shkolla dhe feja në periudha të errëta bizantine, inkuizicionit deri sot, aq shumë e ndihmuan fshirjen nga faqja e dheut thesarin e veprave, jo sall të Eskilit, veprave të mëdha të Fidias, Mironit, përpjekjeve të humbjes së gjurmëve ilire-dardane, Skënderbeut, Nënë Terezës, veprave të rilindësve, Barletit, Beçikemit, Naimit, Samiut, Fishtës, pasardhësve të shumtë të burgjeve tiranike, ndalimi dhe asgjësimi frymës së ekzistimit, ndalimit të popullit. Pothuajse fat i njëjtë sot, po e përcjellë letërsinë, kulturën, artin, historinë e kombit. Athua po u dashka të heshtim?! E pse të heshtim nga të njëjtit dhe mizori tanëve..?

Mund të themi kjo s`është një dhunti në mesin e dhuntive tjera që Kadare i shtron edhe në Baladën e përbashkët të popujve ballkanas kur thotë: “Arsyeja është sa kapitale aq edhe e thjeshtë. Sepse këta popuj s`patën shkrimtar, pa ta mbeti edhe populli grekë, që dalëngadalë u zhyt në mjegullën e padijes, një ditë në vorbullën e tiranisë e të verbërisë, teokracisë e të ortodoksisë, karakterit të bizaritetit vendor!

Eskili akuzohet nga kundërshtarët e tij për madhështi të ftohtë, të urishme, të kobshme e keq-ndjellëse, pastaj thekson: “Mynxyrat,vet fataliteti i pashmangshëm. Na urdhëron që për mendime e punë të mëdha, fjalë të madhërishme të kërkojmë…” Ai, Eskili është një dramaturg gjenial me gjithë spektrin e tij të ngjyrimeve brenda një vepre a një skene , mund të ndryshojë midis reve të zeza, ku grinden hyjnitë, midis gostive makabre e sëpatave të krimit; ku në pesazhe të mrekullueshme, në qetësinë e tyre për lumturinë njerëzore, afrimin e pleqërisë, trishtimin e burrit që i ka ikur gruaja e tij, do të shprehet: “I trishtë është fati i njerëzve. Lumturia e tyre nuk i ngjan,. Veçse një skice të vizatuar lehtë… Pikërisht një si ëndërr dite..!”

Tragjiket e mëdhenj janë më afër se kurrë pranë njerëzimit të atëhershëm dhe të sotëm në ketë fillim të mijëvjeçarit të tretë nga kriza të llojit me të cilat duhet mbrojtur me çdo kusht njerëzimi, shoqëritë, kombet dhe planeti i tronditur nga ndryshimet në atmosferë, klimë dhe mjedise shoqërore në të pesë kontinentet e banuara me qenie njerëzore, kafshë dhe bimë! Për ma keq me ndotje, harxhim idesh dhe parime morali të virtyteve të shkatërruara, duke i injoruar gjeneratat me ide parimesh sublime… “Pallatet e Atridve janë shtuar në botë si asnjëherë tjetër. Kremlini apo Vatikani, Pallati i Borxhias apo ai i Verës, dhjeta pallate apo shtëpi tjera muret e të cilave mund të lëkundin tërë rruzullin tokësor, që presin Shekspirët dhe Eskilët e tyre… Pasi që Eskili.., i Kadaresë është shkruar në shekullin e kaluar, ajo dramë e kësaj vepre ngjet të jetë sikur sot e shkruar! Ai pastaj shton: “Kështu erdhi Paridi mik një natë të Atridët… Ose: “ Kështu një natë shtatori (1971) Mao Ce Duni ftoi për darkë në Pallatin e Verës arkletin e tij të mundshëm, Lina Biao, (Lin Piaon).

Këto porosi u shëmbëllen zërave dhe thirrjeve të herëpashershme Bajronit, apo Shelit,Gëtes apo Herderlinit, lashtësisë në Hijet e Odiseut, Agamemnonit, Ediptit… Sepse prapambetja tragjike e popujve ballkanik edhe sot e kësaj dite sjell zymtësi , mangësi dhe papjekuri në debat universal, jo vetëm për antikitetin, por edhe për periudhën dhjetë-vjeçare aktuale, pra të marrëdhënieve koherente! Sikur nuk do harruar kur sesi Natën tinëzare aziatike ndaj qytetërimit ilirë dhe atij grekë etj.

“Në qiell engjëjt bënin veç qetësinë e tyre”, e J. De Radesë, është një tjetër apologji e Zonës hyjnore të shkrimtarëve që asnjëherë nuk u kthyen më një strehë, ku ata do të gjenin çlodhjen dhe prehjen e kohës makabër të tyre. Pra kjo zonë gjithmonë përfytyrohej në lartësitë e Olimpit, Tomorit Shkëlzenit majës së Lirisë (Lubetenit) bashkë me hijet e nëntokës, ku mund të rrëzohesh nga qielli e të vetesh në skëterrë..! Ku dhe mund të jetë ankthi i Eskilit, Fishtës e Naimit, Qosjes, Kadaresë e Demaçit, autorit të këtij teksti, pse jo të shumë autorëve, shpirti i të cilëve bredhë dhe brengoset për shqetësimet e sovranit për liri, atdhe, bashkim e siguri, qetësi dhe dashuri për jetë të lirë e të qetë, dashurisë ndaj njerëzimit. Mesazhe dhe porosi të tilla, prandaj gjejmë në letrat e gjenive te; Jeronimi, Naimi, Samiu, Fishta, Azdreni, Migjeni, Qajupi, Lasgushi, Qosja, Kadare dhe në shumë letra e vepra të popullit të ndaluar, deri në fillim të këtij dhjetëvjetëshi, shekullit në mileniumin e tretë, vitit 2012, 100-vjetorit të pavarësisë. Por, vetëm pavarësisë të gjysmës së popullit dhe të gjysmës së atdheut. Ngadalë por sigurt për t`u rrumbullakuar me pjesën tjetër të ndarë në veri-lindje të atdheut! Kjo edhe është porosia, dëshira, kureshtja dhe amaneti i çdo atdhetari dhe i çdo letërshkruesi, për një atdhe të lirë, të sigurt, demokratik të qetë, të zhvilluar e të konsoliduar! *“Eskili ky humbës i madh”I. Kadare, Recensent, akademik R. Qosja, “Zëri i rinisë”, Prishtinë 1990. Vështrim, “Fjala jonë”, mars 1995, 22 dhjetor 2011. *Urime Viti i Ri 2012! (autori q. p.)

Exit mobile version